Last Updated on 09/10/2026 by EL
Everest Kazheli, i emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen vetëm tre orë pas emërimit.
Në vend të tij është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili më herët mbante detyrën e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së.
Ndryshimi në drejtimin e institucionit vjen pak orë pas emërimit të Kazhelit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes së tij./et
