Qindra protestues marshuan në qendër të Parisit për të denoncuar atë që e quajnë “politikë të kursimeve” nga qeveria franceze, duke kërkuar më shumë shpenzime për programet sociale dhe paga më të larta, ndërsa ligjvënësit debatonin mbi buxhetin e sigurimeve sociale.
Demonstratën e udhëhoqën drejtues të tre sindikatave kryesore të Francës, ndërsa pankartat kërkonin “një buxhet për progres social” dhe paralajmëronin kundër prerjeve në shëndetësi, pensione dhe paga.
“S’ka gjë më të thjeshtë. Na duhet që qeveria dhe ligjvënësit të na dëgjojnë thjesht,” tha Sophie Binet, kreu i sindikatës CGT, për gazetarët gjatë protestës. “Punëtorët kanë paguar tashmë çmimin. Deficitet nuk janë për shkak tonin, por për shkak të përfitimeve për CEO-të dhe miliarderët. Prandaj ata duhet të paguajnë, jo ne.”
Protesta u zhvillua ndërsa Asambleja Kombëtare rifilloi debatin mbi projektligjin e financimit të sigurimeve sociale për vitin 2025, i cili ishte ndryshuar ndjeshëm nga Senati pas refuzimit të një mase kyçe për pezullimin e reformës kontroverse të pensioneve të vitit 2023. Qeveria shpreson të arrijë një kompromis me partitë opozitare para votimit përfundimtar më 9 dhjetor./mxh
