Last Updated on 16/10/2026 by EL
Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka publikuar një njoftim të ri lidhur me gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme.
Sipas njoftimit, deri në orën 17:00, në spital janë paraqitur një efektiv policie, dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, një protestues dhe një kalimtar.
Njoftimi i plotë:
Përditësim mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve ora 17:00
Në SUT janë paraqitur:
– Një efektiv policie, mori trajtim dhe u largua
– Dy të mitur (16 dhe 17 vjeç)/ Njëri mori trajtim dhe u largua, tjetri po ekzaminohet.
– Një protestues/ gjendja shëndetësore e mirë.
– Një kalimtar/ gjendja shëndetësore e mirë./et
