Reperi i njohur Marin ka njoftuar përmes një postimi në rrejtin e tij social në Instagram se ka vendosur të shtyjë publikimin e këngës së tij më të re, e cila ishte parashikuar të dilte pasditen e djeshme.
Kënga në fjalë është projekti i tretë i albumit të tij të ri me titull “TALK OF THE TOWN”, i realizuar në bashkëpunim me producentin Rzon dhe një ekip të gjerë bashkëpunëtorësh.
Përmes një deklarate të ndjerë, artisti sqaroi se vendimi erdhi si rrjedhojë e situatës dhe ngjarjeve të fundit në vend:
“Sot ka pas me dal projekti i 3-të për albumin ‘TALK OF THE TOWN’ që bashkë me @rzonmusic edhe 1 ekip shumë e gjerë njerëzish e kena punu me shumë përkushtim edhe dashni, po kur e shoh ça po bëhet me situatën n vendin ku ne kena lé e jena rrit, s’po muj me pranu prej vetes me vazhdu sikur s’po ndodh sen! Marin bëri me dije se së bashku me me ekipin e tij kanë vendosur ta shtyjnë datën e lansimit për të paktën 2-3 ditë, duke përmbyllur mesazhin me një falënderim për mbështetjen e ndjekësve: “Këtu ku jemi, jemi #PrejJush! Prandaj gjithmonë, jemi #MeJu” përfundon deklarata e tij./mxh

