Last Updated on 03/07/2026 by Anisa
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka reaguar pas protestave të dhunshme ditën e djeshme para Kuvendit, ku qytetarët sulmuan jo vetëm deputetët, por edhe punonjësit e policisë dhe dëmtuan makinat e tyre.
Lamallari i quajti këto protestues të dhunshëm vandalë, duke shtuar se Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer.
“Ka dy momente që dua të veçoj bazuar në fakte. Dhuna në bulevard nisi me dhunë ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit. Protesta është e ligjshme, por nuk mund të goditen punonjësit e policisë e as gazetarët. Kemi kërkesë nga Unioni i Gazetarëve për të mbrojtur gazetarët në ushtrimin e detyrës.
Policia vetëm ka reaguar pas dhunës së ushtruar nga protestuesit.
Policia e Shtetit e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer. Një grusht personash vandalë nuk janë përfaqësues të protestuesve dhe do të marrin përgjigje sipas ligjit”, u shpreh ministri Lamallari./ad
