Last Updated on 25/08/2026 by Monika
Një zjarrfikës është plagosur pasi ra në një humnerë në një fshat në Mallakastër.
Raportohet se shtetasi F.S., 50-vjeç, u lëndua ndërsa merrte pjesë në një operacion për shuarjen e zjarreve në zonë.
Mësohet se si pasojë e rënies, zjarrfikësi ka pësuar lëndime në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit.
Forcat policore dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje, kanë nxjerrë zjarrfikësin me litar nga humnera dhe e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier./MXH
