Last Updated on 17/08/2026 by Anisa
Radhë të gjata janë regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës. Sipas raportimeve shkak për këtë janë bërë vonesat nga pala greke e cila mësohet se punon më dy sportele, ndërsa pala shqiptare punon më 4-5 sportele.
Në shesh pushimn e Qafë-Botës, janë momentalisht në pritje rreth 500 mjete, ndërkohë që nga pala greke numri i mjeteve në pritje arrin deri në afërsi të pikës shqiptare.
Ndërsa nga ora 05:00 të mëngjesit të së kësaj të hëne, kur edhe ka nisur puna në Qafë-Botë, e deri në këto momente në këtë pikë kalimi kufitar llogaritet të kenë hyrë dhe dalë deri në 3000 persona./ad
