Last Updated on 12/03/2026 by Anisa
Vendimi i sotëm i parlamentit shqiptar shënon fundin e mitit të “drejtësisë së re”, që prej gati 10 vitesh u promovua si mjet për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.
Ervin Salianji e konsideron këtë vendim si fillimin e një beteje të re të socialistëve me drejtësinë, një përballje institucionale, publike dhe politike. Sipas tij, qeveria e kryeministrit Rama ka përdorur drejtësinë jo si garanci për shtetin e së drejtës, por si instrument presioni ndaj kundërshtarëve dhe mbrojtjeje politike.
“Rama dhe socialistët rrëzuan mitin që kishin ngritur për një drejtësi të pagabueshme. E vërteta është e thjeshtë: drejtësia ka qenë e mirë vetëm kur përdoret politikisht,” thekson Salianji.
Reagimi i plotë:
Vendimi i sotëm në parlament rrëzoi propagandën për “shkëlqimin” e drejtësisë së re dhe i dha fund një epoke të shkurtër, por të zhurmshme, gati 10-vjeçare, ku u shit iluzioni se një drejtësi e re, e mbështetur politikisht, do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit.
Vendimi i sotëm është qartësisht fillimi i një beteje të re të socialistëve me drejtesinë, një betejë institucionale, publike dhe politike ndaj asaj që me propagandë u quajt “drejtësia e re”.
Sot, Rama dhe socialistët rrëzuan mitin që kishin ngritur prej vitesh për një drejtësi të pagabueshme. Ata provuan se për ta drejtësia është e mirë vetëm kur përdoret politikisht, vetëm kur godet kundërshtarët, vetëm kur burgos ata që denoncojnë.
E vërteta është e thjeshtë: Rama dhe qeveria nuk ka dashur kurrë drejtësi të pavarur dhe te barabartë për të gjithë. Ka dashur një drejtesi për ta pérdorur si mekanizëm mbrojtje ose për ta përdorur me standarde të dyfishta, një instrument presioni dhe propagande, jo një garanci për shtetin e së drejtës.
Nga sot nis epoka e re, Rama në përballje të hapur kundër SPAK dhe drejtësisë!
