Gazetarja Klodiana Lala tha sot se me qëdrimin ndaj çështjes së Belinda Ballukut, kryeministri Edi Rama nuk ka më të drejtë morale të zotohet për mbrojtjen e drejtësisë.
Në një dalje televizive, Lala u shpreh se pas këtij akti, Ramës i kanë rënë maskat.
“Unë mendoj që zotit Rama i kanë rënë maskat tashmë, sepse ka thënë se reformën në drejtësi e bëra unë, ndërkohë që fakti që mbrojti Ballukun me forcën e kartonit nuk ka më asnjë të drejtë morale të zotohet për mbrojtjen e drejtësisë. Teknikalitetet që ai përdor për t’u shmangur ka qenë devizë e tij në pushtet për të dërguar pas hekurave ata personat që nuk paguanin ujin dhe dritat. Kemi vetëvarjen në Burgun e Rrogozhinës të qytetarit për energjinë dhe pasi u arrestua dhe u çua në burg, u vetëvar në gjendje depresioni. Nga ana tjetër kemi zonjën Balluku për abuzim me tendera, sepse paracaktimi në tendera është shkelja e konkurrencës së ndershme, ke rrit fiktivisht vlerën e tenderit, ke ndërhyrë në tenderë dhe dëmi është më i madh se ai që ka vjedhur energjinë”,-tha Lala./mxh
