Një raport i organizatës britanike “Action on Armed Violence” (AOAV) zbuloi se gjatë vitit 2025, numri i civilëve të vrarë në Ukrainë është rritur me 26% krahasuar me vitin 2024.
Sipas të dhënave: 2,248 civilë u vranë si pasojë e sulmeve me mjete shpërthyese, 12,493 civilë u plagosën, duke sjellë totalin e viktimave në rreth 14,741 persona për vitin 2025.
Mesatarisht, 4.8 civilë u vranë ose u plagosën në çdo sulm, një rritje prej 33% krahasuar me 2024.
Rritja e viktimave lidhet kryesisht me sulmet intensive ruse në qytete, infrastrukturë dhe zona të banuara.
Sulmi më fatal i vitit ishte më 24 qershor në qytetin e Dnipro, ku raketat ruse goditën një tren pasagjerësh, ndërtesa banimi dhe shkolla, duke vrarë 21 qytetarë dhe plagosur 314 të tjerë, përfshirë 38 fëmijë.
Iain Overton, drejtori ekzekutiv i AOAV, tha se këto shifra tregojnë jo vetëm një rritje të dhimbshme të viktimave në Ukrainë, por edhe rënien e respektimit të rregullave të luftës në konflikte të shumta botërore, ku parimi i proporcionalitetit është në shkelje.
Raporti i organizatës thekson se normat ndërkombëtare për mbrojtjen e civilëve janë të cunguara në veprim dhe se përdorimi i mjeteve shpërthyese në zonat e banuara ka bërë që më shumë civilë të preken nga luftimet./mxh
