Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, që pranon pjesërisht kërkesën e shtetasit rus, Igor Kokunov, përbën një nga aktet më problematike juridike të viteve të fundit, jo vetëm për përmbajtjen, por mbi të gjitha për logjikën kushtetuese të përmbysur mbi të cilën është ndërtuar.
Igor Kokunov nuk është ndonjë i përndjekur politik. Jo çdo rus jashtë Rusisë është aty ku është sepse përndiqet politikisht.
Aq më shumë, kur ai kapet nga shteti ku qëndron kjo ndodh për shkaqe që lidhen me kriminalitetin e lartë të personit. Dhe nuk lidhet me pasaportën apo bindjet politike.
Gjykata jonë Kushtetuese me vendimin e fundit, nëse ai do të zbatohej më tutje për çdo kriminel që duhet ekstraduar, do ta shndërronte lehtësisht Shqipërinë në një shtet ku ekstradimi bëhet i pamundur. Gjykata jonë Kushtetuese, e nxitur nga rasti i kriminelit rus, ka vendosur kushte shtesë për ekstradimet e ardhshme./K.M
