Last Updated on 05/10/2026 by EL
Analisti Arben Meçe thotë se nisma për reformën e re territoriale, centron vendimmarjen, por nuk cënon shërbimet ndaj qytetarëve.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh se shërbimet do të mbeten dhe do të ketë rritje të cilësisë.
Meçe shtoi se bashkitë nuk do të shkrihen, por kalojnë në një format të administrim.
“Është kjo nismë që e centralizon vendimmarjen. Shërbimi mbetet në terren, vendimmarrja centralizohet. Ka debat nëse është kjo një zgjidhje politike për efekte elektorale apo administrimi. Kur sheh bashkitë që bashkohen, 90 përqind e tyre janë socialiste, nuk kanë interes elektoral. Kush e organizon protestën? Shërbimi mbetet aty ku është. Ndërhyrja do të thotë rritje e cilësisë. Në gjithë analizën që kam bërë deri më sot, bashkitë nuk po shkrihen, por kalojnë në një format tjetër administrativ. Kemi një riorganizim administrativ të situatës. Ti, qytetar i thjeshtë që po del në protestë, a e di pse po del në protestë? Sa më e fuqishme vendimmarrja, aq më i mirë shërbimi. Ata që janë më të cënuarit, janë vendimmarësit, po u cënohet interesi, apo bajraktarizimi i tyre në ato zona. Çdo deputet, është përfaqësues i një zone. Në vendimmarjen përfundimtare, kanë detyrë të jenë në sinkron.
Por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të reagojnë me fjalë. Ne kemi praktkë, Bashkia e Tiranës, administron territor të madh, Shkodra, Vlora, Fieri, në konceptin që debatohet, nuk funksionojnë. Këto bashki, duke qenë të mëdha, janë më afër qytetarit. Duke qenë të mëdha, posedojnë shuma të mëdha, që mund t’i rishpërndajnë. Ideja është që qeveria të bëjë investime nacionale. Sa më e vogël njësia administrative, aq më të vogla fondet”, theksoi ai.
