Shkruan Agron Tufa:
Dua të shpreh një gjë thelbësore:
Regjimi autokratik i mafies hibride të Ramës nuk bie –
as me Performancat Flamingo,
as me rebelimin studentor.
Me performancat Flamingo, ai tallet, siç e keni parë dhe e madje ndjehet mirë, si tolerant e liberal, me pamjen e një demokracie perëndimore, që lejon çdo shprehje proteste në shesh.
Një halabak, peng i mafies vendore e ndërkombëtare, nuk rrëzohet asnme simbole flamingosh, as me fjalime, as me parrulla dhe as me rixha edhe për 50 vjet. Këto forma atij veçse i krijojnë një imazh të shëndetshëm, për më tepër, kur protesta performative e Flamingo po shkonte dita-ditës drejt shterrimit dhe mpakjes.
Një halabak ka frikë vetëm rebelimin e dhunshëm, shpërthimin e zemërimit rinor.
Por vetëm kjo është e pamjaftueshme. Edhe ndaj kësaj forme Halabaku do shpëtohet me dhunën e policisë dhe bandave të mafies, derisa të bëhet imun.
E vetmja rrugë, e vetmja mënyrë është që familjet e studentëve dhe gjimnazistëve, prindërit, qytetarët, nëpunësit, shkollat e institucionet të zbresin në shesh, të bllokojnë rrugët në tubime masive, deri në dorëheqje.
Është e vetmja mënyrë edhe për të parandaluar dhunën, gjymtimin dhe, ruana Zot, vrasjen e ndonjë të riu nga pitbullët e tërbuar të bandave me maska.
Vetëm kështu bie ky diktator i sëmurë. Mos prisni kurrë dorëheqje nga një i sëmurë psikopatologjik që ka rënë tragjikisht në dashuri me veten.
Po nëse familjet e të rinjve nuk dalin, nëse qytetarët nuk mbushin masivisht rrugët dhe sheshet, atëherë ata dhe krejt shoqëria do të paguajnë taksën e frikës: skllavërinë, me mungesën e shpresës, poshtërimin dhe shpopullimin ekstrem të Shqipërisë nga rinia, për ta lënë atdheun një truall të eksperimentit aziatik.
Kush ka sy, po e sheh se drejt këtij eksperimenti të kobshëm po na çojnë…/ad
