Kulmi i sezonit turistik është reflektuar edhe në pikat kufitare të jugut të vendit.
Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës janë regjistruar mbi 166 mijë pasagjerë dhe rreth 47 mijë automjete, ndërsa në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës janë përpunuar 138 mijë e 189 pasagjerë dhe mbi 38 mijë automjete. Fluksi është përballuar pa problematika të mëdha nga pala shqiptare, falë organizimit të shërbimeve gjatë sezonit veror.
Megjithatë, problematikat nuk kanë munguar. Në PKK Qafë Botë janë regjistruar disa ndërprerje të sistemit, të cilat kanë sjellë vonesa të përkohshme në përpunimin e udhëtarëve.
Ndërsa në Kakavijë, shqetësimi kryesor gjatë gjithë sezonit ka qenë mënyra e punës nga pala greke, e cila shpesh ka operuar vetëm me dy sportele, duke krijuar radhë të gjata dhe duke detyruar udhëtarët të presin për orë të tëra për të kaluar kufirin./ad
