Dy skiatorë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga rënia e një orteku ditën e sotme në Norvegji. Sipas autoriteteve vendase, viktimat janë një djalë, rreth 30 vjeç dhe një vajzë rreth 20 vjeç.
Incidenti i rëndë me ortekun ka ndodhur pak pas orës 11:00, me kohën lokale pranë qendrës së skive Hemsedal, në veriperëndim të Oslos.
Ekipet e shpëtimit, vullnetarët dhe një helikopter morën pjesë në operacionin për të gjetur skiatorët e zhdukur. Ndërkohë gjendja shëndetësore e dy të plagosurve ende nuk dihet.
Autoritetet lokale kishin paralajmëruar për ditën e sotme se rreziku i ortekëve në zonë ishte rritur./mxh
