Kjo e premte i ka gjetur qytetarët e Durrësit përsëri nën ujë. Siç ndodh shpesh herë kur bie shi në qytetin bregdetar, edhe mëngjesin e kësaj të premteje rrugët janë mbushur me ujë ndërsa qytetarët kanë hasur vështirësi me qarkullimin.
Vështirësi kanë hasur edhe nxënësit ndërsa shkonin për në shkolla.
Por Durrësi nuk është i vetmi qytet ku moti i keq ka shkaktuar probleme, pasi aksi rrugor Maliq-Lozhan-Strelcë ka pësuar dëmtime në disa segmente të tij. Nga kilometri i 13-të deri në fshatin Lozhan janë krijuar çarje në trupin e rrugës, duke rrezikuar qarkullimin e makinave.
