Last Updated on 15/10/2026 by EL
Një prej pjesëmarrësve në protestën studentore në Tiranë ka humbur ndjenjat gjatë tubimit.
Protestues të tjerë e marrin në krahë dhe e largojnë nga bulevardi, në përpjekje për t’i dhënë ndihmën e nevojshme.
Dyshimet janë se gjendja e tij mund të jetë ndikuar nga gazi lotsjellës ose tymuesit e përdorur nga policia për shpërndarjen e turmës, por kjo nuk është konfirmuar./et
