Rihapet për publikun pas më shumë se 20 vitesh restaurim, varri i faraonit Amenofi III. I njohur ndryshe edhe si ‘
‘Sovrani Diell’ apo ‘Madhështori i Egjiptit të Lashtë’, ka qenë një ndër faraonët më të pushtetshëm dhe të rafinuar të Dinastisë XVIII.
Sepulture e tij ndodhet në Luxor dhe falë shumë viteve punime restauruese për t’i rikthyer shkëlqimin e hershëm, përfshirë pastrimin e pikturave, stabilizimin e pigmenteve dhe mbylljen e frakturave, nën projektin e e rikuperimit nga një mision japonez.
Amenofi III, mbretëroi mes 1390-1350 p.e.s në një periudhë të karakterizuar nga prosperiteti dhe shkëlqimi artistik. U ngjit në fron adoleshent dhe qëndroi përreth 40 vite. Varri i tij u zbulua në vitin e largët 1799 dhe hapet me një korridor te gjatë 36 m, që të çon në një thellësi 14 m.
Aty gjendet dhoma fuebre e Faraonit dhe dy dhomat e tjera në krahë të saj, të destinuara për nuset e tij.
Rihapja e mauzoleumit vjen pak javë para inaugurimit të Muzeut të ri Egjiptian të Gizës, një kolosarkitektonik në të cilin do të ekspozohen mbi 100 mije objekte të lashta, mes te cilave i gjithë thesari i Faraonit Tutankhamon. /K.M
