Last Updated on 29/06/2025 by adminfjala
Miliarderi Elon Musk ka kritikuar ashpër versionin më të fundit të projektligjit fiskal të propozuar nga presidenti Donald Trump dhe publikuar nga Senati amerikan. Në një reagim të fortë në rrjetin X, Musk e cilësoi këtë draft si “krejtësisht të pakuptimtë dhe shkatërrues”, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekonominë amerikane.
Sipas tij, projektligji do të çojë në humbjen e miliona vendeve të punës dhe do të dëmtojë rëndë interesat strategjike të SHBA. “Ky draft i Senatit subvencionon industritë e së kaluarës, ndërsa dëmton rëndë industritë e së ardhmes,” shkroi Musk.