Last Updated on 23/11/2026 by Klara
Është vrarë mëngjesin e sotëm Selami Hasani, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe i liruar pak ditë më parë nga qelia.
I plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur edhe vëllai i viktimës.
Ndërkohë, dyshimet e para bëjnë fjalë se autorët mund të jenë futur në banesën e viktimës.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa në periferi të Fierit, pak pas raportimit të vrasjes, është djegur një automjet. Dyshohet se mund t’u përkasë autorëve./k.m
