Sëmundja e Hansenit, e njohur zakonisht si lebroza, po tërheq sërish vëmendjen në Florida, ku është shënuar një rritje e rasteve, veçanërisht në Floridan Qendrore, ku sëmundja tashmë konsiderohet endemike.
Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore të shtetit, deri tani janë konfirmuar 19 raste.
Për fat të mirë, transmetimi i sëmundjes është i vështirë dhe zakonisht kërkon kontakt të afërt dhe të zgjatur për disa muaj me një person të infektuar. Megjithatë, autoritetet shëndetësore theksojnë se raste të rralla janë lidhur edhe me kontaktin me tokë të kontaminuar.
Në rast infektimi, trajtimi bëhet me një kombinim antibiotikësh të përshtatur, të cilët mund të duhet të merren për një periudhë prej një deri në dy vjet, për të arritur shërimin e plotë.
Autoritetet shëndetësore rekomandojnë mbajtjen e dorezave gjatë punëve të kopshtarisë, për të parandaluar që bakteret e pranishme në tokë të hyjnë në plagë të hapura./ad
