Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany është rikthyer n për herë të parë që kur humbi ndjenjat gjatë stërvitjes muajin e kaluar. Bayern gjithashtu zbuloi se ai pësoi një dëmtim në shpatull.
40-vjeçari Kompany kishte planifikuar trajtim mjekësor në kompleksin Sabener Strasse, ndërsa bëri një hap tjetër drejt rikthimit të tij të planifikuar pas pushimit ndërkombëtar.
“Vincent Kompany është në rrugën e rikuperimit dhe është rikthyer në qendrën stërvitore në Sabener Strasse që nga fillimi i javës”, tha klubi të martën.
“Trajneri i FC Bayern po përfundon gjithashtu rehabilitimin për shpatullën e tij të dëmtuar atje. Kompany ishte nën kujdes mjekësor kohët e fundit, me ndihmëstrajnerin Aaron Danks që e zëvendësoi”, thuhet në njoftim.
Bayerni nuk pati stërvitje me ekipin të martën, pasi shumica e lojtarëve ishin jashtë. Ndeshja e radhës e ekipit është në shtëpi kundër Kolnit në Bundesligë më 20 nëntor.
Kompany u rrëzua ndërsa po ndiqte një seancë stërvitore më 23 tetor dhe u shtrua në spital me një inflamacion të indeve përreth trurit ose palcës kurrizore. Ai kishte vuajtur nga një infeksion viral dhe një dëmtim në ije.
Danks mori drejtimin e ekipit ndërsa Kompany ishte larg dhe mbikëqyri fitoret kundër Freiburgut, Magdeburgut, Atletico Madridit dhe Mainzit, me të vetmin rezultat një barazim 2-2 me Borussia Dortmundin më 31 tetor./ad
