Last Updated on 21/04/2026 by EL
Një ekip i rojes bregdetare amerikane ka sekuestruar më shumë se 1.7 ton kokainë me vlerë më shumë se 28.7 milionë dollarë. Ekuipazhi i anijes Cutter Tampa e nxori në breg ngarkesën gjigante të enjten në Base Miami Beach, pas dy operacioneve të ndara në Oqeanin Paqësor Lindor.
Sipas autoriteteve, sasia e kokainës është e mjaftueshme për të vrarë 1.4 milion njerëz.
Sekuestrimi u krye si pjesë e Operacionit Pacific Viper, tha Roja Bregdetare, duke shtuar se shkalla e operacionit nxjerr në pah kërcënimin e vazhdueshëm që paraqesin rrjetet transnacionale të trafikimit të drogës.
“Performanca e këtij ekuipazhi gjatë 74 ditëve të fundit ka qenë thjesht fenomenale”, tha komandanti Joshua DiPietro, oficer komandues i Tampas.
Operacioni Pacific Viper nisi gushtin e kaluar me qëllim kapjen e kontrabandistëve të drogës në Paqësorin lindor dhe anëtarët e rojes brengdetare u përballën me çdo sfidë drejtpërdrejt, duke punuar për të shkatërruar organizatat kriminale transnacionale.
Zona në Oqeanin Paqësor Lindor është një nga rrugët kryesore për trafikimin e narkotikëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Amerika Qendrore dhe Jugore.
Zyrtarët amerikanë kanë konstatuar se rreth 80% e ndalimeve të drogës me destinacion SHBA-në ndodhin në det, duke theksuarfokusin strategjik të operacionit. Operacioni Pacific Viper u ka hequr karteleve miliarda dollarë të ardhura të paligjshme dhe ka ndërprerë korridoret kryesore të trafikimit.
