Afrimiteti mes Butrint Imerit dhe aktores turke me origjinë shqiptare, Su Burcu Yazgi Coskun, duket se nuk ka zgjatur shumë. Dyshja, e cila vetëm pak kohë më parë tërhoqi vëmendjen me daljen e përbashkët në eventin e prezantimit të albumit të këngëtarit, tashmë ka dhënë sinjale për një ftohje të mundshme.
Su Burcu ishte e pranishme në mbrëmjen e rëndësishme për Butrintin, ku nuk e fshehu mbështetjen ndaj tij. Paraqitja e saj dhe afrimiteti i dukshëm mes tyre ndezën menjëherë aludimet se marrëdhënia mund të ishte më shumë sesa thjesht miqësore.
Megjithatë, mungesa e aktores në festën e ditëlindjes së këngëtarit nuk kaloi pa u vënë re. Sipas “Prive By Liberta Spahiu”, raporti mes dy personazheve të njohur nuk është më i njëjtë me atë që u pa gjatë mbrëmjes së premierës.
Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pas lëvizjeve të tyre në rrjetet sociale. Butrinti dhe Su Burcu nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se komunikimi mes tyre mund të jetë ndërprerë.
Arsyeja që ka sjellë këtë distancim të papritur nuk dihet ende. As këngëtari dhe as aktorja nuk kanë reaguar publikisht, ndërsa mbetet për t’u parë nëse mes tyre ka ndodhur një keqkuptim i përkohshëm apo raporti është mbyllur përfundimisht./mxh
