Last Updated on 21/07/2026 by Monika
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim presidentin libanez në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë bisedimeve, dy udhëheqësit iu referuan bllokadës detare të Arabisë Saudite nga rebelët Huthi, për të cilën Trump siguroi se është thelbësore për lundrimin ndërkombtar dhe se SHBA-të do të ndërmarrin menjëherë veprime.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me mundësinë që bllokada detare nga rebelët jemenas mund të çojë në mbylljen e ngushticave dhe të rëndojë më tej lundrimin detar, Donald Trump u shfaq qetësues, por edhe paralajmërues.
“Deri më tani, kjo nuk ka ndodhur. Mund të ndodhë, por ne po kujdesemi për gjërat. Nëse diçka e tillë ndodh, ne do të ndërmarrim veprime”,-u shpreh Trump.
Kreu i shtetit të Libanit, Joseph Aoun, ka udhëtuar drejt Uashingtonit për të zhvilluar diskutime me disa zyrtarë amerikanë mbi situatën në Liban dhe mënyrat për të forcuar armëpushimin, veçanërisht në jug.
Ky do të jetë udhëtimi i parë në Uashington nga një kryetar shteti libanez që kur Michel Sleiman u prit nga Barack Obama në vitin 2009./mxh
