Një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së 1/8-ave të Kupës së Botës zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne, ku Portugalia dhe Spanja do të luftojnë për një vend në çerekfinale.
Dy kombëtaret iberike vijnë në këtë përballje me rezultate pozitive dhe me objektivin për të vazhduar rrugëtimin në turne.
Portugalia siguroi kalimin në këtë fazë pas fitores 2-1 ndaj Kroacisë.
Nga ana tjetër, Spanja mbërrin në këtë përballje pas fitore bindëse 3-0 ndaj Austrisë.
Gjithçka është gati për një përballje mes dy skuadrave që kanë treguar stabilitet gjatë turneut.
Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare./mxh
