Last Updated on 24/03/2026 by Anisa
Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për akuzën e rrëmbimit me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamzë.
I kërkuari i ka mohuar akuzat përmes avokatit të tij, duke thënë se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit.
Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe Festim Bexhdili, po me burgim të përjetshëm.
Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak akuzohet se është pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e Jan Prengës.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 2020. Hetimet ishin pezulluar për 1 vit. SPAK i ka kërkuar GJKKO të kalojë dosjen për gjykim të Altin Hajrit. Më herët, SPAK ka kaluar për gjykim edhe persona të tjerë, përfshi edhe Dritan Rexhepin, si dhe një grup prej 5 personash. Jan Prenga u rrëmbye me një automjet, u dërgua në kompleksin “Golden Resort” dhe më pas trupi i tij u zhduk dhe nuk është gjetur.
