Last Updated on 27/09/2026 by Monika
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka njoftuar sot rehabilitimin e 4.3 kilometrave argjinaturë të lumit Devoll, pas pastrimit dhe zgjerimit të saj.
Përmes një video-postimi në rrjetet e tij sociale, Salla shprehet se punimet për argjinaturën do të vijojnë nga Pylli i Fazanëve deri në zonën e Ormanit, ku do të kryhet edhe përforcim i brigjeve.
Ministri thekson se kjo ndërhyrje kryehet për më shumë mbrojtje nga përmbytjet, siguri për tokat bujqësore dhe zonat përreth./Mxh
