Last Updated on 27/09/2026 by Monika
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po udhëton këtë të diel drejt Strasburgut.
Mësohet se udhëtimi i Berishës lidhet me një pjesëmarrje në Këshillin e Europës.
Kjo pasi Strasburgu do të jetë qendra e diskutimeve parlamentare të Këshillit të Evropës, ku nga data 28 shtator dhe për pesë ditë me radhë do të zhvillohet sesioni i vjeshtës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE).
Berisha do të qëndrojë në Strasburg deri më datë 1 tetor.
Pjesë e agjendës së kryedemokratit janë kontaktet dhe takimet me përfaqësues të institucioneve europiane, grupeve politike dhe personaliteteve të shquara nga Europa./Mxh
