Last Updated on 14/04/2026 by EL
Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar ankimimet e deputetëve të PD Flamur Noka dhe Elda Hoti, duke lënë në fuqi vendimet e mëparshme të Sekretariatit të Etikës.
Dy deputetët kishin kundërshtuar masat disiplinore të vendosura ndaj tyre, por Byroja e Kuvendit vendosi të mos pranojë ankimimet e paraqitura.
Sekretariati i Etikës kishte vendosur përjashtimin e Flamur Nokës nga punimet e Kuvendit për 20 ditë, si dhe përjashtimin e Elda Hotit për 10 ditë, për shkelje të rregullores së brendshme.
Vendimi i sotëm konfirmon masat e mëparshme disiplinore, duke i lënë në fuqi përjashtimet ndaj dy deputetëve demokratë./et
