Një 62-vjeçar nga Bilishti ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental në banesën e motrës së tij në Korçë.
Sipas të dhënave paraprake, viktima me inicialet V.K. kishte shkuar për vizitë te motra, por dyshohet se ka rrëshqitur në tualet, duke pësuar dëmtime të rënda, veçanërisht në kokë.
Ka qenë motra e tij ajo që ka njoftuar urgjencën, e cila e ka transportuar 62-vjeçarin në spital. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore./et
