Last Updated on 15/06/2026 by Anisa
Të pandehurit në procesin gjyqësor, konkretisht Fation Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj dhe Petrit Hoxha janë të akuzuar për vrasjen e Renis Dobrës, ngjarje e rëndë kjo e cila ka kaluar për kompetencë në SPAK ku të pandehurit janë konfliktuar në kafaz.
Të pandehurit kanë dhunuar Petrit Çakrajn, pasi ky i fundit ka nisur të dëshmojë për ngjarjen.
Pas këtij incidenti janë ndërprerë të gjitha seancat.
Ngjarja:
Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, së bashku me vëllain tjetër Fatjon Bushgjokaj, si edhe Petrit Çakrrin, akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbytur me litar Renis Dobrën. Trupi i 23-vjeçarit u gjet buzë lumit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Shkak dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës.
Bushgjokaj u arrestua në zonën e Astirit, ndërsa Çakrri u kap në Kukës. Për të kryer vrasjen, vëllezërit Bushgjokaj dhe Çakrri kishin marrë disa makina me qira, në Rinas dhe Yzberisht, të ndryshme çdo ditë për të paktën 72 orë me radhë kur kanë survejuar lëvizjet e Dobrës. Përmes kësaj skeme synon që të mos zbuloheshin nga autoritetet.
Madje, makinave kanë tentuar t’u heqin edhe GPS-in. Pasi policia identifikoi automjetet përmes pamjeve, kuptoi se ishin marrë me qira, dhe më pas, përmes gjurmimit të GPS-së u dokumentuan me prova të gjithë lëvizjet kriminale. Vëllai më i vogël, Aleksandër Bushgjokaj, dyshohet se nxorri vëllain tjetër në Kosovë pas krimit. /a.d
