Kredia bankare veçanërisht ajo konsumatorja duket se është mundësia e vetme për shumë familje në Vlorë, që të realizojnë shpenzime apo investime në banesa, në blerje orendish dhe mjetesh e deri për pushime. Degët lokale të bankave të nivelit të dytë deklarojnë një rritje të ndjeshme të kredive gjatë muajve të këtij viti.
Kredia duket se është mundësia e vetme për një pjesë të konsiderueshme të popullatës për të realizuar nevojat si për të përmirësuar jetesën ashtu edhe për të investuar në pronat e tyre te luajtshme dhe të paluajtshme. Madje kohët e fundit kredia po përdoret edhe për të bërë pushime.
Drejtori i degës lokale të OTP Bank në Vlorë shpjegon edhe arsyen se përse priren klientët të marrin kredi edhe për pushime.
Po për çfarë arsyesh i drejtohen bankës për kredi qytetarët e Vlorës dhe cila është mosha që preferon më shumë të marrë kredi.
Të dhënat tregojnë se përveçse rritjes së numrit të personave që marrin kredi janë ulur nga ana tjetër edhe rastet e moshlyerjes së kredive në kohë, ç’ka tregon që qytetarët po orientohen drejt si për shumën ashtu edhe për kohën e shlyerjes në varësi të tët ardhurave që marrin. /kb
