Analisti Andi Bushati ndan një qëndrim kritik lidhur me situatën e krijuar nga rritja e çmimit të naftës.
I ftuar në “Syri TV”, Bushati tha se edhe pse ky ndryshim vjen si pasojë e sulmeve në Iran, në kushte të tilla me ndikim global, nëvojitet kontroll shtetëror që të çojë në uljen e taksës.
“Rritja e çmimeve natyrisht, Shqipëria ka inflacion shumë më të madh se ai që tregojnë shifrat zyrtare, por duhet thënë që rritja e çmimeve nuk është pasojë e qeverisë. Pra, është pasojë e sulmit që po ndodh në Iran. Problemi është si qeveritë i përballojnë krizat të tilla. Për shembull Rama pothuajse e preku, ajo taksa e famshme që është më shumë se gjysma e çmimit të naftës, taksa e qarkullimit nuk, nuk preket. Atëherë çfarë bëhet në kushte të tilla? Në kushte të tilla kur karburantet ngrihen dhe specialistët po thonë që efekti i rritjes së çmimeve në Shqipëri nuk është një efekt se kemi importuar naftë më shtrenjtë, është ngritur çmimi i naftës me naftën që kemi importuar me çmime të ulëta. Pra, që këtu është abuzimi i parë.
Abuzimi i dytë që shteti mund të kontrollojë është duke shkallmuar situatën oligopol që ka që ka krijuar vetë. Në këtu gjithë tregu i karburanteve është i përmbledhur në pak duar, mos them në dy duar.
Po çfarë bëri Rama? Rama mblodhi përfaqësuesit e e tregtisë të karburanteve dhe në një farë mënyre i kërcënoi. E para për t’i treguar publikut që ja, unë jam njeriu që shqetësohem për për ju dhe e dyta për t’i dhënë edhe një paralajmërim, mos abuzoni shumë se koston politike të atij abuzimi e paguaj unë, e paguan qeveria, sepse njerëzit asnjëherë nuk janë të kënaqur kur çmimet rriten e aq më tepër nuk e çmimi i makinave, por kjo do na shtojë çmimet e çdo produkti se futet transporti, futet energjia, futet shumë gjëra. Pra, Rama në këtë në vend që të bënte një lëvizje shtetari, të uli një pjesë të madhe të taksës apo jo, veproi Meloni sot po veprojnë shumë vende të rajonit. Rama thotë, kjo tabuja jonë nuk preket. Megjithëse ne e marrim një herë tjetër me një mënyrë të tërthortë taksën e qarkullimit kur një herë në vit paguajmë për për makinën. Dhe në vend të një rruge, qoftë dhe të përkohshme, si duhet të veprojë një një shtet, më tepër kjo qeveri matet aty te te propaganda dhe te frikësimi personal, jo te rishikimi i kuadrit ligjor.
Është një gjë e pamatshme për një arsye të thjeshtë, sepse ku kanalizohet pakënaqësia e njerëzve? Pakënaqësia e njerëzve në një sistem demokratik, ne s’jemi të tillë, por hiqemi, fasadën e kemi si të tillë, kanalizohet në zgjedhje. Pra, njerëzit kur ti i imponon tre lloj taksa ja fut brenda çmimit të naftës, një herë në katër vjet mundet të votojnë kundra. Se thonë ku shkojnë gjithë këto para. Në fakt këtu ndodh e kundërta, sepse ne kemi humbur, jemi si ai trupi i sëmurë të cilit i kemi thyer dhe termometrin dhe ne kemi shkatërruar zgjedhjet. Pra, këtu nuk ka zgjedhje të lira, kështu që pak rëndësi ka nëse njerëzit janë të kënaqur apo të pakënaqur, kanë më shumë para apo më pak para në xhepin e e tyre. Kjo do kishte vlerë dhe do matej kur ne të zhvillonim zgjedhje të lira. Por tani edhe të vulosur edhe zyrtarisht si një autokraci elektorale, s’besoj se kemi më shpresë”,-tha Bushati./kb
