Vendimi për rritjen deri në 30% të siguracioneve të makinave në Shqipëri është konsideruar një vjedhje e pastër dhe një goditje ndaj shumicës së familjeve shqiptare nga Agron Gjekmarkaj.
Sipas tij kjo është një rritje e pajustifikuar ekonomikisht dhe rëndon drejtpërdrejt mbi familjet shqiptare, në një kohë kur fuqia blerëse është në rënie dhe kostoja e jetesës në rritje të vazhdueshme.
Gjekmarkaj thotë se kjo është një formë arrogante korrupsioni që të përplaset në fytyrë paturpësisht.
“Rritja deri në 30% e siguracioneve të makinave në Shqipëri është një vjedhje e pastër publike ndaj qytetarëve. Eshte një grabitje!
Ky është vendim që godet drejtperdrejtë shumicen e familjeve shqiptare! Është një politikë që fut duart në xhepat dhe kursimet e çdo shqiptari që zotëron një automjet.
Pas deshmive të qytetarve , analizat e tregut dhe raportet zyrtare, rezulton se kjo rritje është e pajustifikuar ekonomikisht dhe rëndon drejtpërdrejt mbi familjet shqiptare, në një kohë kur fuqia blerëse është në rënie dhe kostoja e jetesës në rritje të vazhdueshme. Ky vendim antipopullor duhet zhbërë me urgjence! Një formë arrogante korrupsioni që të perplaset në fytyre paturpesisht!
Shqipëria keto ditë është e bllokuar nga veriu në jug. Rrugët janë të pamirëmbajtura dhe nuk plotesojnë kushtet e sigurisë së udhetimit. Rruga e Kombit, një nga akset më të rëndësishme kombëtare, u kthye në një kurth për qytetarët për shkak të mungesës së ndërhyrjes së shtetit në kushtet e motit të keq.
Po ashtu, rasti më flagrant ishte rruga nga Ura e Bustricës në Elbasan, ku kilometra të tëra u mbuluan nga ngrica, duke lënë qytetarët në të ftohtë për orë të tëra në pritje. Po kaq e veshtirë ishte gjendja në rruget e Veriut!
Aksidentet e shumta, shpesh me pasoja fatale, flasin qartë për mungesë totale të shtetit, për indiferencë dhe për mungesën e Policisë së Shtetit në terren.
Ndërkohë, energjia elektrike ndërpritet në qytete dhe fshatra, madje edhe në natën e Vitit të Ri, siç ndodhi në disa zona të Tiranës.
Qyteti më i madh i jugut, Vlora, mbeti për ditë të tëra pa ujë.
Kjo është pasqyra reale e një qeverie dhe shteti që nuk u shërben qytetarëve të tij por vetem klienteve të tij politik!”, shkruan Gjekmarkaj./Kb
