Thellimi i tensioneve politike në Serbi, pas muajve të tërë protestash antiqeveritare, ka kaluar në një rrafsh tjetër.
Partitë opozitare kanë nisur një ofensivë të re kundër qeverisë së Vuçiqit, duke e akuzuar atë për shkatërrim të institucioneve prej një dekade.
Fushata “Rruga për në burg, drejtësi për Serbinë” ka nxjerrë në pah një sërë akuzash kundër Vuçiqit dhe vëllait të tij, Andrej.
Deputetja Marinika Tepiq ka kërkuar nga institucionet kompetente nisjen e procedurave për përgjegjësi politike dhe penale të funksionarëve më të lartë.
