Një sulm i ri vdekjeprurës me dron ndodhi në verilindje të Ukrainës, duke përkeqësuar klimën e pasigurisë në zonat kufitare të vendit.
Konkretisht, një dron rus goditi një procesion mortor në periferi të qytetit të Sumy-t, duke rezultuar në vdekjen e të paktën një personi dhe plagosjen e nëntë personave të tjerë.
Lajmi u konfirmua nga kreu i komandës ushtarake rajonale, Oleh Khryhorov, i cili megjithatë, shmangu dhënien e sqarimeve të mëtejshme mbi rrethanat e sakta të incidentit gjatë informimit të tij fillestar.
Në të njëjtën kohë, informacionet nga mediat lokale hedhin më shumë dritë mbi incidentin, duke raportuar se shpërthimi nga sulmi me dron ndodhi në rrugë dhe në një distancë shumë të shkurtër nga një autobus që ndodhej në vendngjarje.
Vërehet se ky rajon specifik gjeografik mbetet fort në shënjestër të operacioneve ushtarake, pasi qyteti i Sumyt është vetëm tridhjetë kilometra larg vijës kufitare./mxh
