Last Updated on 13/10/2025 by EL
Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, se furnizimi i Ukrainës me raketa lundrimi Tomahaëk mund të përfundojë keq për të. Medvedev, i cili ka qenë president i Rusisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, ka lënë të nënkuptohet se Rusia mund të japë një përgjigje bërthamore, nëse Ukraina merr dhe lëshon raketa me rreze të gjatë veprimi drejt objektivave brenda Rusisë.
“Furnizimi i këtyre raketave mund të përfundojë keq për të gjithë. Para së gjithash për Trumpin”, shkroi Medvedev në një postim në Telegram
Kjo erdhi pasi presidenti Trump përsëriti kërcënimin e tij për furnizimin e Ukrainës me raketa Tomahawk, nëse Rusia nuk pranon të përfundojë luftën. Mediat e huaja raportuan se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov mbështeti vërejtjet e Medvedevit, duke pretenduar se furnizimi i armëve për Ukrainën rrezikon përshkallëzim të mëtejshëm. Kjo pasi specialistët amerikanë dyshohet se do të duhet të ndihmojnë Ukrainën në qëllimet ndaj objektivave në Rusi.
“Kushdo që ka edhe një kuptim bazë të çështjes e di se ekspertët amerikanë do të përfshihen në trajtimin e raketave të tilla”, u tha Peskov.
Trump tha se mund të shqyrtojë dërgimin e raketave Tomahaëk në Ukrainë nëse Rusia vazhdon luftën e saj dhe la të kuptohej se do ta paralajmëronte personalisht Presidentin rus Vladimir Putin nëse ai do të vepronte për të siguruar armët.
“Tomahawk-ët janë një hap i ri agresioni”, u tha Trump gazetarëve./e.t
