Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, hodhi poshtë pretendimet e shërbimeve inteligjente ukrainase se hakerë rusë dhe iranianë po bashkëpunojnë në sulme kibernetike.
Duke folur në një konferencë për shtyp, Zakharova i cilësoi këto akuza si të pavërteta dhe propagandë, duke akuzuar drejtpërdrejt autoritetet në Kiev për përhapje të dezinformimit.
Ajo theksoi se, sipas Moskës, është vetë Ukraina që po zhvillon sulme të gjera kibernetike kundër Rusisë, duke e përshkruar situatën si pjesë të përshkallëzimit të konfliktit mes dy vendeve.
Deklaratat vijnë pas raportimeve ndërkombëtare që sugjeronin një bashkëpunim të mundshëm mes hakerëve rusë dhe iranianë, pretendime që Moska i mohon kategorikisht./mxh
