Ministria e Jashtme ruse tha të martën se Zëvendësministri i Jashtëm Mikhail Galuzin i kishte paraqitur një protestë të fortë ambasadorit japonez Akira Muto pas komenteve të kryeministres dhe ministrit të Jashtëm japonez në lidhje me vizitën e Presidentit rus Vladimir Putin më 13 gusht në Iturup, një nga Ishujt Kurile.
“Çdo përpjekje nga pala japoneze për ta vënë drejtpërdrejt ose tërthorazi në pikëpyetje këtë realitet të dukshëm është absolutisht e papranueshme dhe e paligjshme”, tha ministria ruse.
Moska theksoi gjithashtu se Ishujt Kurile jugore u bënë pjesë e Rusisë pas Luftës së Dytë Botërore dhe se statusi i tyre u përcaktua nga marrëveshjet midis fuqive aleate dhe Kartës së OKB-së.
Moska i tha ambasadorit se rezervonte të drejtën për të marrë “masa të përshtatshme kundërveprimi”.
Tokio kishte protestuar ndaj vizitës së Putinit në Iturup, të cilën Japonia e konsideron si pjesë të “Territoreve të saj Veriore”. Rusia i konsideron Ishujt Kurile jugore si të vetat./mxh
