Last Updated on 30/08/2025 by adminfjala
Mesditën e kësaj të shtune vendi ynë u përfshi nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta.
Ndonëse, sinoptikanët prej ditësh kishin paralajmëruar qytetarët për kushtet atmosferike këtë fundjavë, shumë prej tyre stuhia i gjeti të papërgatitur.
Në krye të detyrës shiu gjeti edhe efektivët e Policisë të cilët pavarësisht stuhisë, erës së fortë dhe reshjeve të dendura, vijuan punën e tyre me qëllim për të siguruar rendin dhe sigurinë e për të kontrolluar trafikun.
Një gjest human ka ardhur nga një taksist në kryeqytet i cili teksa pa efektivin duke u lagur nga shiu i dhuroi atij një çadër. m.p.
View this post on Instagram
