Ish-deputeti i Ervin Salianji ka reaguar në distancë ndaj procesit të zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Demokratike, ku kandidon i vetëm Sali Berisha, pasi kandidaturat e tjera nuk u pranuan.
Në një postim në Facebook, Salianji e ka cilësuar procesin si “votim pa garë” dhe ka akuzuar Berishën për uzurpim të partisë, duke pretenduar se mungesa e konkurrencës po dëmton demokracinë e brendshme të PD-së.
“Për njeriun më e dhimbshme se humbja është poshtërimi dhe përbuzja përmes talljes. Sot je kthyer në simbolin e votimit pa garë”, – deklaron Salianji, duke shtuar se sipas tij pjesëmarrja në proces është shumë e ulët.
Ai pretendon gjithashtu se deri tani nuk kanë marrë pjesë as 1000 anëtarë dhe paralajmëron se do të publikojë prova për pjesëmarrjen reale dhe mënyrën si po raportohen shifrat.
Salianji akuzon më tej se procesi po përdoret për të legjitimuar një “model pa zgjedhje”, ndërsa flet për një “aleancë të hapur” dhe për një situatë që, sipas tij, dëmton opozitën shqiptare.
