Operacionet në rafinerinë e naftës NIS në Serbi janë pezulluar, pasi mungesa e furnizimit me naftë të papërpunuar ka detyruar ndalimin e përkohshëm të prodhimit.
NIS, e cila është nën pronësi ruse, ka qenë nën shënjestër të sanksioneve tw vendosura nga Departamenti Amerikan i Thesarit që prej janarit. Megjithatë, kompania kishte përfituar disa herë shtyrje të afteve, derisa sanksionet hynë plotësisht në fuqi në muajin tetor.
Menjëherë pas kwsaj, bankat ndërprenë procesimin e pagesave të NIS-it dhe Kroacia ndaloi furnizimin me naftë përmes tubacionit JANAF, I vetmi kanal kryesor për furnizimin e rafinerisë serbe.
Burime nga brenda rafinerisë e konfirmuan pezullimin, ndërsa u tha se aktualisht NIS ka vetëm sasi të kufizuara karburantesh të gatshme në depo, por pa mundësinë për të prodhuar sasi të reja të benzinës, naftës apo karburantit të avionëve.
Situata mbetet e tensionuar, pasi Serbia kërkon me urgjencë rrugë tw reja furnizimi për të shmangur krizën energjetike gjatë muajve të dimrit./mxh