Sara Hoxha po shijon disa ditë pushimi dhe, si gjithmonë, nuk ka munguar të ndajë me ndjekësit momente nga arratisja e saj. Mes fotove të publikuara në rrjetet sociale kanë spikatur edhe disa poza verore, të cilat kanë marrë menjëherë vëmendjen e publikut.
Por përtej komplimenteve, një prej reagimeve që ka marrë Sara duket se e ka bërë edhe vetë të qeshë. Ajo ka vendosur ta publikojë mesazhin në Instagram Story, duke treguar edhe përgjigjen e saj.
“Je perfekte!!”, i shkruan fillimisht ndjekësi, për të vijuar më pas me një batutë: “Sara boll se na le pa punë”.


Komenti duket se i referohet pamjes së saj në fotografitë e pushimeve, ndërsa Sara e ka pritur me sportivitet dhe humor. “Pushim unë, pushim ju”, ka shkruar ajo krahas mesazhit, duke e shoqëruar përgjigjen me disa emoji duke qeshur.
Duket se postimet e Sarës nuk kalojnë lehtë pa u komentuar, sidomos kur bëhet fjalë për fotot nga pushimet. Ajo është mjaft aktive në Instagram, ku ndan shpesh momente nga jeta e përditshme, udhëtimet dhe ditët e saj të relaksit.
Kësaj here, një koment plot humor nga një ndjekës u kthye në një nga momentet më pikante të postimeve të saj, ndërsa Sara tregoi edhe një herë se di t’i presë me sportivitet reagimet që merr në rrjetet sociale./mxh
