Last Updated on 23/10/2025 by Kesjana
Nga ARTUR AJAZI
Ajo e ka mposhtur tanimë Sali Berishën. Liderihistorik, duket minor dhe fajtor para saj nëParlament. E lakuar shumë nga Berisha, deputetja e re, e Partisë Socialiste Sara Mila,premton të jetë një zë i fuqishëm, dhe krejtndryshe në Parlamentin e Shqipërisë. Berisha ihumbi zgjedhjet në mënyrë të turpshme. E ndërsa Sara fitoi thellë në qytetin e saj, falë njëperformance të shkëlqyer elektorale, kundërshtari shpifës i saj Berisha, humbi thellënë 11 Maj, në Elbasan dhe jo vetëm. E pristegjithëkush, por sërish ai refuzon të marrëpërgjegjësi dhe vazhdon ta zvarrisë PartinëDemokratike drejt një humnerë pa kthim. Nëvend të largohet, të lejojë partinë të marrë frymëdhe të hapë rrugë për ndërtimin e një opozitereale, ai dhe rrethi i tij i ngushtë janëpërqendruar në gjueti shtrigash, duke kërkuarfajtorë imagjinarë jashtë vetes.Një ngashënjestrat e tij ishte gjatë fushatës Sara Mila, një vajzë e re nga Elbasani, që hyri rishtazi nëpolitikë dhe arriti të marrë një numër tëkonsiderueshëm votash, falë një fushate model, dhe mbështetje masive nga socialistët por dhedemokratët. Akuzat që i adresoheshin Sara Milas ishin absurde dhe idioteske, aludime përmbështetje nga “bota e krimit“, për lidhje tëdyshimta, për një “ngjitje të çuditshme” nëpolitikë. Sara kishte vite që ishte integruar nëadministratën shtetërore, në Kryeministri, ku siçka deklaruar ajo vetë “kam qenë përgjegjëse përOrganizimin e Eventeve Qeveritare. Që ngasamitet e “Open Balkan”, te një ministerial shumë i rëndësishëm kur Shqipëria mbantekarrigen e kryesueses së OSBE-së. Ai u organizua me pjesëmarrës nga gjithë bota. Pas kësaj, Sara Mila fitoi një tjetër garë për një post drejtues në Shërbimin Social, ku qëndroi trevite, para se të jepte dorëheqjen, për t’iu futurgarës së “Deputetit që duam”. Sara shprehet se “Platforma ‘Deputeti që duam”, nuk ishte idejaime, por unë i besova sepse më kishte dhënëmundësi më parë. Nuk shkova me pikëpyetje tekjo platformë. Pyetja ime e vetme ishte, a duaunë ta bëj këtë gjë në këtë moment, pasi unë nukbëj asgjë me gjysmë zemre”. Dhe pikërisht nga700 aplikantë, Sara Mila ishte mes 30 tëpërzgjedhurve që u përfshinë në listat përdeputetë nga Partia Socialiste. Përzgjedhja u bënga një bord i drejtuar nga ministrja e atëhershme për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, me pjesëmarrjen edhe të figurave siErvis Kushi, Romina Kuko dhe Leart Kola. Sara shprehet se “ i besova fatit, fati vjen tek ata qëpunojnë fort, unë nuk jam humbëse, dua të jeme vërtetë dhe model për shumë vajza”. Duke përçuar mesazhin për brezin e ri, Sara thotë se “mos kini frikë të guxoni, mos e vrisni mendjenpër paragjykimet, edhe unë kam marrë faturashumë të mëdha në këtë rrugëtim. Por di të njohvlerat dhe pikat e mia të forta.” Në një mesazh për vajzat që duan të ndjekin politikën apo administratën publike, Sara Mila thekson se “gjëja që unë di të bëj më mirë është t’ia di vlerat vetes, ndaj dhe ju vajza guxoni dhe njihnitë mirat tuaja, sepse vetëm kështu mund tëfilloni mbarë atë punë që dini ta bëni më mirë”. Sara Mila, mbetet model i mirë për shumë vajzaqë kanë zgjedhur arsimimin, formimin shkollordhe intelektual, larg çdo presioni dheparagjykimi provincial. Nuk e kishte të lehtëedhe gjatë fushatës, por Sara i bindi, u dhaprovën e madhe se, me fuqinë e fjalës dhepremtimet që realizohen, bashkarisht ata do tëbënin të mundur realitet fitoren. Sara i la humbësit opozitaristë në kënetën e tyre, duke u zvarritur pas fyerjeve dhe thashethemeve, qëfabrikoheshin nga zyra e Saliut. Tanimë misionii saj mbetet i qartë, të jetë zëri i grave dhevajzave në Parlament, të përçojë zërin e votuesve të saj, socialistë dhe demokratë, tëkontribojë fuqishëm në integrimin e vendit nëBE, si një detyrim moral ndaj brezave që do tëvijnë. /kb
