Last Updated on 13/11/2026 by Monika
Një grua shqiptare është arrestuar mëngjesin e sotëm në Igumenicë me një sasi të madhe droge.
Sipas burimeve policore, automjeti që drejtohej nga gruaja u ndalua gjatë kontrolleve të synuara për trafikim narkotikësh.
Mësohet se brenda u gjetën 80 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 86 kg e 438 gramë.
Policia ka sekuestruar drogën dhe automjetin, ndërsa ndaj gruas së arrestuar u ngrit një çështje penale.
Droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Shqipërinë dhe do të futej në brendësi të tokës greke.
Kohëve të fundit, kjo linjë ka qenë zona ku pothuajse gjysma e sasisë së kapur në zonat mes Greqisë dhe Shqipërisë./mxh
