Fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin Bollati, ka zbuluar një nga projektet e saj më të reja televizive, duke konfirmuar rikthimin në Top Channel, një rikthim që duket se ka një domethënie të veçantë për të.
E ftuar në një intervistë ekskluzive në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Selin tregoi se këtë sezon të ri televiziv do të jetë pjesë e “Goca dhe Gra”.
Bëhet fjalë për një rikthim që, siç rrëfeu vetë Selin, ka qenë prej kohësh pjesë e ëndrrave të saj. Ajo u shpreh e emocionuar për mundësinë e rikthimit në ekranin ku kishte ëndërruar të ishte që në fëmijëri.
“Ka një rikthim dhe ka në vendin ku Selini i vogël e ka ëndërruar dhe nuk e ka menduar që do të vinte kaq shpejt. Top Channel është një TV shumë i madh, ka vend për të gjithë ëndërrimtarët, njerëzit e rinj që kanë vizion dhe duan të zhvillohen.
Mendoj që është rasti im. Top Channel më ka hapur dyert, unë do jem në një nga programet më të bukura. Selin këtë sezon do ta shihni në ‘Goca dhe Gra’. Një nga risitë e këtij sezoni është që unë do jem aty. Kaq për momentin”, u shpreh Selin.
Pjesëmarrja e saj në “Goca dhe Gra” vjen pas suksesit në “Big Brother VIP 5”, duke i hapur një kapitull të ri në televizion dhe duke shtuar kuriozitetin për rolin që do të ketë në sezonin e ri të programit./mxh
