Last Updated on 02/11/2026 by EL
Sëmundja e rëndë i ka marrë jetën regjisorit të njohur Gjergj Mena në moshën 41-vjeçare duke lënë pas një dhimbje të pashërueshme për familjen e të gjithë të afërmit e njerëzit që patën nderin ta njihnin ndër vite.
Ndërsa një reagim prekës ka ardhur nga aktorja Algiana Aga, e cila zemërthyer nga largimi i regjisorit para kohe, kujton vitet e jetës që kaloi krah tij duke shprehur mirënjohje për çdo moment të përjetuar.
“Ku t’i gjej fjalët për ty, Gjergji im… shoku im… miku im… vëllai im… njeriu im… familja ime… shpatulla ime. Mirënjohëse përjetë që të pata në jetën time. Do t’i lutem Zotit që shpirtrat tanë të takohen sërish, Gjergji im… TË DUA PËRTEJ JETËS.”, shkruan aktorja Algiona Aga.
Teksa kujton vitet e kaluara së bashku, Algiona e mbyll reagimin e saj prekës me shpresën që shpirtrat e tyre do të takohen sërish.
Ndërkaq mësohet se Gjergj Menës i jepet sot lamtumira e fundit, ndërsa familja e tij pret vizita ditën e mërkurë dhe të enjte në rrugën “Asim Vokshi” përballë shkollës Harry Fultz./ET
