Last Updated on 13/11/2026 by EL
Dhjetëra qytetarë rusë janë prekur nga një virus gjatë një udhëtimi në Vietnam, duke ngritur shqetësime për përhapjen e një sëmundjeje ende të paidentifikuar.
Personat e prekur kanë shfaqur simptoma si temperaturë e lartë, dhimbje të forta koke, rrjedhje hundësh dhe kollë intensive. Në disa raste, kolla ka vijuar për disa javë. Mes të prekurve raportohet se ka edhe fëmijë, ndërsa disa prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Autoriteti rus për mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetin publik i është drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Shëndetësisë së Vietnamit, duke kërkuar informacion mbi rastet e raportuara dhe të dhëna që mund të ndihmojnë në identifikimin e virusit.
Shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë e transmetimit të infeksionit te persona të tjerë, përfshirë familjarët dhe kontaktet e përditshme të të prekurve.
Nëse bëhet fjalë për një infeksion që transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes, përhapja mund të ndodhë përmes kontakteve të afërta dhe qëndrimit në ambiente të përbashkëta e të mbyllura.
Ky shqetësim vjen vetëm pak javë pasi Rusia u përball me një tjetër rast që ngriti dyshime për një sëmundje të rëndë infektive.
Në fillim të tetorit, një punonjës i një laboratori në Institutin e Kërkimeve për Murtajën në Irkutsk humbi jetën pas një pneumonie të rëndë, shkaku i së cilës nuk u identifikua./RZ
