Jamal Musiala ka ngjallur sërish panik në fushën e lojës gjatë ndeshjes miqësore që Bayern Munich zhvilloi kundër Heidenheim.
Mesfushori 23-vjeçar u rrëzua papritur në tokë në minutën e 67-të, vetëm gjashtë minuta pas futjes së tij si zëvendësues.
Loja u ndërpre menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë, ku ndërhynë mjekët e ekipit dhe stafi i emergjencës. Pas disa minutash trajtimi në fushë, gjendja e tij u stabilizua dhe lojtari u ngrit në këmbë.
Ai u largua nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor pa pasur nevojë për barelë. Ky është rasti i dytë i tillë brenda pak ditësh, pasi Musiala pësoi një gjendje të ngjashme të fikëti edhe në miqësoren e së shtunës ndaj Leipzig./mxh
